Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare. Më të theksuara do të jenë në zonat juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes. Ato mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h. Kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.