Parashikimi i motit: Temperatura deri në 41 gradë celsius

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore-malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s. Temperaturat parashikohen: 19 deri 39°C në zonat malore, 17 deri 41°C në zonat e ulëta dhe 20 deri 39°C në zonat bregdetare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top