Parashikimi i motit: Temperatura deri në 35 gradë celcius

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: 14 deri 32°C në zonat malore, 15 deri 35°C në zonat e ulëta dhe 17 deri 34°C në zonat bregdetare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top