Parashikimi i motit: Temperatura deri në 31 gradë celcius

Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore e në ndërprerjena graduale të tyre.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 31 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi deri në 13m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top