Parashikimi i motit: Temperatura deri në 30 gradë

Sipas MeteoAlb, Shqipëria vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites. Pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit. Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshër. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë. Ato do të regjistrojnë vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të ketë një mëngjes nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Pasditja do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërpreje të reshjeve.

Maqedonia e Veriut
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në MV, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa orët e pasdites do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtrëngate ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve.

Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta përkatësisht në; Skandinavi, Europën Qëndrore si edhe ishujt Britanikë ndërsa Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Lindjes do të kenë herë pas here vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top