Parashikimi i motit: Temperatura deri në 28 gradë

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata si rezultat i veprimtarisë së anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Për shkak të masave ajrore jugore temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera deri në 28 gradë celsius.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top