Parashikimi i motit: Rënie temperaturash dhe reshje shiu

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat në akset rrugore.

Moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera–herës mesatar në dy ekstremet veri-jug. Në zonën e alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim verilindje-juglindje do të jetë me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top