Parashikimi i motit: Pjesa e parë e ditës nis me diell, por përfundon me shi

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën Perëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje aftshkurtra shiu. Reshjet do të jenë prezente në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës në pjesën më të madhe të territorit pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo do të sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellime dhe kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut
Vranësirat e shpeshta dhe lagështira e lartë në ajër do të vijojnë të dominojnë territorin e Maqedonise përgjatë gjithë ditës. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë zonën perëndimore. Ndërsa me mot të qëndrueshëm do të jenë zonat Verilindore të vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top