Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top