Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu pasdite

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor do të diktojnë motin edhe në Shqipëri. Kjo do të sjellë në pjesën më të madhe të ditës vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Kjo do të sjellë në vendin tonë rreshje shiu. Por, po ashtu, do të ketë zona të izoluara në gjysmën Lindore të territorit, ku do të ketë rrebeshe të përkohëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë. Ato do të luhaten nga 3°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm edhe përgjatë ditës së mërkurë. Ndërkohë do të vijojë dominimi i vranësirave të shpeshta të cilat gjatë orëve të mesditës dhe kryesishtë pasdites do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Ndërsa në orët e para të ditës Kosova parashikohet të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut
Prej disa ditësh pothuajse e gjithë Maqedonine ndodhet në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në vend intervale të gjata me vranësira. Parashikohet që vranësirat më të shumta të jenë në pjesën e dytë të ditës, ku dhe do të sjellin reshje të pakta shi. Ndërsa pjesa e parë e ditës pritet të jetë me altrenime vranësirash të shpeshta dhe kthjellime të pakta.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top