Parashikimi i motit për sot: Kthjellime e alternime vranësirash

Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës do të ketë në zonën e jugut – me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar do të ketë shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s. Valëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top