Gjatë paradites, kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojnë kushtet e motit në vend. Mesdita sjell shtim të vranësirave në veri dhe qendër, ku nuk do të mungojnë momentet e shkurtra me shi të dobët, ndërsa pasdite në zonat lindore priten shira të dobët.

Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, në rang vendi do të ruhen vlerat minimale dhe maksimale nga 7 në 26 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në brigjet detare, me drejtim jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2-3 ballë.