Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh. Vranësira priten të jenë më të përqendruara përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore ajo pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.