Parashikimi i motit për sot, 29 shtator 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë vranësirat të jenë presente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas – here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top