Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime e vranësira kalimtare dhe shumë i ngrohtë në të gjithë territorin.Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje prej 1-2 gradë duke luhatur dy vlerat në vend nga 9 në 28 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fryjë nga drejtimi jugor, kryesisht e lehtë në territor, por mesatare në det dhe bregdet ku dallgëzimi do të ngjitet në 3 ballë.