Parashikimi i motit për këtë të premte

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin.

Orët e mesditës do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin, sërish më të dukshme shirat priten në veri të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në Zonat Verilindore deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare paradite. Ajo do të forcohet gjatë pasdites; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 4 ballë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top