Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s. Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë deri 21°C, në zonat e ulëta 15 deri 27°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 26°C.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top