Parashikimi i motit për këtë të premte, 17 tetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar. Në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave. Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top