Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalimet e lehta të vranësirave. Moti i kthjellët do të jetë dominant në qytetet e zonës bregdetare dhe të ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat të cilat më të theksuara pritet të jenë në gjysmën Lindore të territorit, duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme shiu.

Shirat me prezent do të jenë në skajin Verilindor dhe Juglindor të Shqipërisë. Ndërsa mbrëmja vonë permirëson dukshëm kushtet e motit edhe në këto zona. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 11°C në zonat malore, por në mesditë ulen duke regjistruar vlerën maksimale deri në 34°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top