Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të shoqërohen me intensitet kryesisht të ulët.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Reshje shiu do të ndodhin herë pas here, duke filluar që në orët e para të ditës. Lokalisht në jug të vendit, reshjet mund të jenë më intensive, me shtrëngata të shkurtra kohore. Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë, por me intensitet të ulët, përfshirë edhe zona të tjera të vendit. Në disa pjesë të qendrës dhe jugut, reshjet mund të rriten deri në intensitet mesatar, veçanërisht në formën e shtrëngatave.