Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ne territorin shqiptar pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë sërish ulje të temperaturave .

Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente në 75 % të territorit; herë pas here priten kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore-juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top