Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash. Por bregdeti do të mbetet nën ndikimin e kthejllimeve. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top