Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore dhe qëndrore.

Pjesa e dytë e dites do vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Verior.

Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top