Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin ndryshime të shpeshta të motit gjatë ditës. Parashikohet që moti të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme në disa zona.

Gjatë orëve të paradites dhe deri në pasdite vonë, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët. Megjithatë, në veri dhe në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje, veçanërisht në zonën veriperëndimore, pritet që reshjet të intensifikohen përkohësisht, duke rënë në formën e shtrëngatave të forta, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top