Vranësira dhe reshje të dendura mbizotërojnë moti gjatë pjesës së parë të ditës por duke iu afruar mesditës, kthjellime të shpeshta do të ketë në jug dhe ultësirën perëndimore. Pasditja përmirëson dukshëm kushtet e motit megjithatë reshje të pakta do të ketë herë pas here në veri dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C në mëngjes duke luhatur minimalet nga 5 në 15°C ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita duke ulur maksimalen në rreth 21°C. Era mbetet mesatare dhe e fortë në det nga drejtimi jugor deri në mesditë kur pritet dobësim i erës duke marrë drejtim perëndimor; dallgëzimi në det mbetet 4-5 ballë deri vonë pasdite.