Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë gjithë ditës temperaturat mund të shkojnë mbi 40 grade celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.