Diell dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës në jug dhe qendër, ndërsa në veri të vendit, mesdita sjell vranësira e rrebeshe të shkurtra, por vetëm vranësira kalimtare në qendër dhe jug. Temperaturat sot luhaten nga 13°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Ersekë dhe Pukë deri në 36°C vlera më e lartë në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në bregdet nga drejtimi jugor gjate gjithë ditës ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet në 2-3 ballë, më i dukshëm në Otranto dhe brigjet e Jonit.