Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.