Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kjo e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në shtim deri të dendura. Këto vranësira në relievet kodrinore apo malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në relievet e larta malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim- jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 24°C,
në zonat e ulëta 9 deri 29°C,
në zonat bregdetare 14 deri 28°C.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top