Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore. Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit mbizoterohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominant. Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten: Europa Qëndrore, Gadishulli Skandinav, Europa Lindore si edhe brigjet e detit të zi ndersa do të vijojnë rrebeshet e shiut dhe mini-stuhi breshëri në Gadishullin e Ballkanit si edhe Gadishullin Iberik, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere.

Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top