Parashikimi i motit për këtë të enjte

Parashikimi i motit: Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave. Kjo do të gjenerojë shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top