Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Më të theksuara ato janë në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top