Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Lokalisht në jug do të ketë reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700