Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do të shfaqen në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Ndërsa në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900–1000metra dhe juglindje në lartësitë mbi 1000–1100 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 15 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 2–4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top