Parashikimi i motit për këtë të enjte

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lageshta me origjinë oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites, ndërsa orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Në zonat lindore do të jenë në formë shtrëngate. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top