Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit, me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit. Ato gradualisht humbasin intensitet dhe lokalizohen në lindje të territorit. Reshje dëbore do të ketë në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek.