Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë në të gjithë republikën e Kosovës, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë prezente përgjatë paradites. Pritet që pas mesdite dhe në vijim moti të përmirësohet gradualisht duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës për të rithyer kthjellimet. Problematikë e theksuar do të mbeten ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatre paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin largim gradual të vranësirave në te gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 5°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 7°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Evropa
Europa Veriore, ishujt britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës qendrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qëndrave ciklonare duke kushtëzuar vranësira, reshje intensive dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta.