Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë të hënë, vendi do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Kjo do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites. Më pas, vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në zonat verilindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Verilindor. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë prezente gjatë orëvë të para të ditës në të gjithë MV por pjesa e dytë e ditës do të këtë herë pas here, vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira të izoluar dhe lokalë në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.

Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere ne Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, stuhite tropikale do të vijojnë prezent në Qendër të kontinentit. Ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimini e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top