Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Kthjellime dhe reshje shiu

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.

Ditën e Enjte dhe atë të Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 grad celcius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top