Parashikimi i motit për ditën e sotme: Pasdite priten reshje shiu

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Metorologjik, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të dendësohen. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qëndrore të vendit.

Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të lartë. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 28°C ,
në zonat e ulëta 14 deri 34°C ,
në zonat bregdetare 16 deri 32°C.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top