Orët e para të ditës së sotme do të jenë të kthjellëta. Mesdita pritet të bëjë të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor të vendit, por mundësia për reshje është shumë e ulët. Pritet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa vija bregdetare mbetet me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga 17 gradë celsius në zonat malorë deri në 37 gradë celsius në zonat e ulëta.