Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në veri të vendit. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke bërë që reshjet e izoluara të përfshijnë dhe zonat Qëndrore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore në 8 gradë C deri në 24 gradë C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor – jug-perëndimor.