Për ditën e enjte  vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës. Era do të fryjë nga kuadrati i verit me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.