Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu do të ketë që në orët e para në jug e pjesërisht në verilindje. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Era parashikohet të jetë juglindje – veriperëndim me shpetësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 24 °C;
në zonat e ulëta 13 deri 31°C;
në zonat bregdetare 15 deri 30°C.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top