Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 2-4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top