Deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të fokusuara ato do të jenë në përgjatë kufirit Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.