Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore. Në mesditë deri pasdite, vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top