Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi jug – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave relativisht të larta për gjatë gjithë 24 orëve. Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të regjistrohen në zonat jugperëndimore dhe jugore të Kosovës deri në 33 gradë C.

Maqedonia e Veriut
Dita e martë, mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që të ketë mot të kthjellët gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë MV ku më të dukshme do të jenë në lindje të territorit të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë C ndërsa në mesditë do të ngjiten deri në 34 gradë C.

Europa
Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent. Konkretisht më shumë diell do të ketë në gadishullin Apenin si edhe pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit ndërsa gadishulli Skandinav, ishujt Britanikë si edhe brigjet veriperëndimore të Europës do të paraqiten me vranësira konvektive rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top