Parashikimi i motit për ditën e martë

Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimale duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top