Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të ketë shpejtësi deri në 20 m/s.